Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Z. Bajram Begaj, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.
Ky vlerësim i jepet Presidentit Begaj në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërshqiptare, mbështetjen ndaj arsimit dhe zhvillimit akademik, si dhe për rolin e tij në promovimin e vlerave demokratike dhe europiane.
Ceremonia solemne do të mbahet më 11 prill 2025, në ora 11:30, në Vali Ranch Resort&Congress Center Gjilan, në prani të autoriteteve akademike, personaliteteve të larta shtetërore dhe të ftuarve tjerë të nderuar.
Pjesëmarrja Juaj në këtë ngjarje të rëndësishme akademike dhe institucionale do të ishte një nder i veçantë për universitetin tonë.