Në Spitalin Regjional të Gjilanit është realizuar me sukses një ndërhyrje e rrallë kirurgjike, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore në rajon.
Kardiologu gjilanas, dr. Besim Guda, ka ndarë detaje për këtë operacion kompleks – një resekcion submukozal i tumorit me gastrotomi – i cili është kryer me profesionalizëm të lartë nga ekipi i kirurgëve vendorë.
Ky intervenim, i pari i këtij lloji në këtë spital, vjen vetëm dy javë pas një tjetër operacioni të suksesshëm, duke treguar përkushtimin dhe ngritjen e kapaciteteve në repartin e kirurgjisë në Gjilan.
Statusi i plotë:
Thonë se të mirat vijnë ngadal dhe një nga një ! Si duket këtë fat e ka edhe reparti i kirurgjisë në SP të Gjilanit. Pas një operacioni të suksesshëm të para dy jave , të heqjes së një tumori , tash i erdhi radha edhe një operacioni mjaft kompleks të një resekcioni submucosal i tumorit me gastrotomi-hapje lukthit. Kishim të bëjmë me një tumor duodenal , gjakëderdhës me displazion të lartë. Ekipa e kirurgëve pas kompletimit të analizave laboratorike dhe ekzaminimeve imazherike vendosi të fus në sallë pacienten dhe të njetën ta operoj me shumë sukses. Ekipa operatore në krye me dr. Arber Morina operator kryesor dhe operatorët sekondar Dr. Kushtrim Qerimi , dr. Alban Bislimaj , dr. Vlore Demolli , me ekipin e anesteziologëve dr. Sullatn Sylejmani dhe dr. Daut Haliti dhe personelit infermieror , Fatijona, Liridoni, Teuta dhe Majlinda pas një pune të gjatë e të lodhshme arrijnë të largojnë tumorin nga pacientja dhe të perfundojnë me sukses një operacion që nuk është punuar më herët në SP të Gjilanit. Ky dhe operacinet e më hershme në repartin e kirurgjisë në spitalin tonë , janë nje ugur i mirë për të ardhmen e kirurgjisë në anamoravë. Ketyre djemve dhe vajzave të reja e shumë ambicioz u nevoitet mbeshtetja institucionale dhe falenderimi njerëzor për punën që po e bejnë. Ju lumshin duart !