FC Drita ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me trajnerin Zekirija Ramadani, duke i besuar atij drejtimin e skuadrës edhe për dy vite të tjera.
Në prani të drejtorit gjeneral, Feti Murseli, u firmos marrëveshja që konfirmon besimin e klubit në punën dhe vizionin e trajnerit, i cili është pjesë kyçe e projektit drejt suksesit.
Komunikata e plotë:
Puna e mirë duhet të vazhdojë
Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashëpunimit me trenerin Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera.
Besimi i klubit ndaj trenerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë.
Së bashku për misione të reja!
Paq fat trener 🤍