Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka shkruar në lidhje me deklaratat e Glauk Konjufcës se fyerjet e indimidimi që iu bë LDK-së, kinse ishe veç pjesë e fushatës.
Bajrami ia kujtoi Konjufcës se Kurti i fyu edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, por e ndryshoi gjuhën pasi e kuptoi se numrat nuk i dalin.
Postimi i plotë:
Konjufca, i pyetur nga gazetarët për fjalët “hajvanë” dhe “hajvanat”, u justifikua se ishte “gjuhë fushate”. Tha: “Normal, qohesh një mëngjes, e sheh që s’i ke numrat, dhe e ndryshon qasje”.
Por Konjufca ”harroj” që termat “hajvan” dhe “hajvanat” janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet preliminare, pra në dritën e numrave.
Qasjen, Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe.
Hipokrizi në maksimum.