Është mbyllur me humbje për Dritën përballja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës kundër Prishtinës. Ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultat minimal 0:1 në favor të kryeqytetasve.
Goli i vetëm i takimit u shënua që në minutën e parë, kur Prishtina realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pavarësisht dominimit të skuadrës gjilanase gjatë gjithë ndeshjes dhe tentimeve të shumta për të barazuar, Drita nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas dy javësh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përcaktohet finalisti i Kupës së Kosovës.