Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do që fajin t’ia bartë LDK-së për mosformimin e institucioneve.
Ajo ka thënë se LVV e ka pranuar që nuk i ka numrat, por shton se elektorati që iu ka mbetur nga LDK dëshiron të ju thotë se “ne donim të bashkëqeverisnim me LDK-në, por ata refuzuan”.
“Të gjitha partitë në Kosovë në rast se të koalicioneve atë duhet ta kenë me LDK-në. LVV nuk është hera parë që ka përzgjedhur LDK si partnere, nuk i ka bërë ofertë dikujt tjetër i ka bërë pikërisht LDK-së. LDK-ja është partner i mirë për shkak të historisë së saj, i përmbahet marrëveshjeve, është parti demokratike dhe për shkak se mbi secilin interes ka interesin shtetëror”, tha ai në T7.
“Arsyeja kryesore është se LVV nuk i ka marrë 500 mijë vota, atë 60% që e kërkonte. Madje, ajo ka provuar, ka takuar edhe Adem Hoxhën i cili ka shkuar te Lista Serbe. Nuk e ka bërë thjesht nga dëshira, nëse vërtetë do të donte të formonte Qeverinë para se të takohej me Adem Hoxhën oferta do të kishte pasur për partitë shqiptare. Ata siç e kanë pranuar nuk i kanë numrat e kjo ka çuar të LDK-ja. Kjo mund të jetë edhe taktizim i tyre sepse e kanë ditur që ftesa do të refuzohet”.
“Po e them e ka bërë në mënyrë që ta zhvendos fajin, dyfishim i VV kur ka ndodhur më 14 shkurt 2021 është një pjesë e elektoratit LDK-së që i ka marrë, ata që i kanë mbetur do të iu thotë që unë doja të bashkëqeverisja me LDK-në, por ata e refuzuan”, ka thënë ajo.