Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gjilanit. Ky vlerësim i është dhënë në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Pas ceremonisë zyrtare, Presidenti Begaj u mirëprit ngrohtësisht në ambientet e Vali Ranch Resort nga pronari i resortit, z. Fehmi Fetahu. Në këtë takim miqësor, u zhvillua një bisedë e ngrohtë në nder të vizitës së tij, duke e përmbyllur ditën me një atmosferë mikpritëse dhe vlerësuese.
Statusi i plotë:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj, gjatë një vizite zyrtare në Kosovë, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gjilanit, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve.
Mirëpritje në Vali Ranch Resort nga z. Fehmi Fetahi
Pas ceremonisë zyrtare, Presidenti Begaj u mirëprit ngrohtësisht në Vali Ranch Resort nga pronari i resortit, z. Fehemi Fetahi, ku u zhvillua një bisedë miqësore në nder të vizitës së tij.