Në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Llashticës, kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka kujtuar me ndjenjë të thellë respekti dhe përulësie të rënët e kësaj tragjedie, duke theksuar se kujtimi i tyre është një thirrje e përhershme për drejtësi dhe paqe.
Statusi i plotë:
Sot, në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Llashticës, nderuam me respekt të thellë të rënët e kësaj tragjedie që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare.
Me përulësi vendosëm lule mbi varret e atyre që u flijuan padrejtësisht, për të mos lejuar që kujtimi i tyre të zbehet kurrë.
Ky përvjetor nuk është thjesht një ditë përkujtimi, por një thirrje e fortë për drejtësi, kujtesë kolektive dhe përkushtim ndaj paqes e dinjitetit njerëzor.
Masakra e Llashticës mbetet një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë dhe një dëshmi e sakrificës për liri.
Kujtimi i tyre mbetet i gjallë dhe do të jetojë përherë në zemrat tona.
Lavdi të rënëve për Liri!