Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në shkrimin e tij “Republika mbi të gjithë ne!”, sjell një thirrje të qartë për rikthimin e guximit politik dhe përgjegjësisë shtetformuese.
Ai thekson se themeluesit e Republikës nuk u mjaftuan vetëm me ruajtjen e pavarësisë dhe sovranitetit, por po aq rëndësi i dhanë edhe demokracisë.
Haziri nënvizon se nuk mjafton të jesh gardian i Republikës nëse kjo bëhet në dëm të demokracisë, dhe bën apel që legjislatura aktuale të rikthehet te vendimet e vështira që kërkon koha, për të ruajtur frymën e 17 shkurtit 2008.
Statusi i plotë:
Republika mbi të gjithë ne!
Themeluesit e Republikë po aq sa e kanë të rëndësishëm kujdesin ndaj Pavarësise e sovranitetit, e kanë edhe demokracinë e Kosovës. Nuk doli e mjaftueshme që të bëhesh vetëm gardian i Republikës e në dëm të demokracisë.
Nga kjo legjistraturë kërkohet që prapë t’i kthehemi rolit dhe vendimeve të vështira politike për Republikën.
Duhet përgjegjësi dhe udhëheqje me guxim, që të garantohet mos-cenimi i aspairatave që u sublimuan më 17 shkurt 2008.
Republika mbi të gjithë ne!