Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pak para betimit të tij si deputet.
Kujtojmë se Kurti pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kishte thënë se nuk ka nevojë për dorëheqje.
Kurti kishte deklaruat se mandati i Qeverisë, të udhëhequr nga ai, ka përfunduar më 23 mars 2025 dhe ka kaluar në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, duke i përmbushur kështu obligimet ligjore.