Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në SHBA ku ka humbur jetën ushtari i Gardës Kombëtare Amerikane, Fitim Nela.
Nela, i cili ishte pjesë e Batalionit S1 të Divizionit të Ushtrisë Amerikane, humbi jetën teksa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij, një aksident që fatkeqësisht ia mori jetën menjëherë.
Sipas mediave atje, aksidenti ka ndodhur pranë Lake Park Road në qytetin Belton.
Motoçiklisti i identifikuar si 25-vjeçari Fitim Nela ka ndërruar jetë në vendngjarje. Është e paqartë nëse Nela mbante një helmetë sigurie në momentin e përplasjes.
Nuk raportohet për të lënduar të tjerë në lidhje me aksidentin.
Shoqata “Peja” në New York ka konfirmuar se ceremonia e lamtumirës për Fitim Nelën do të mbahet të premten nga ora 14:00 deri në 20:00, ndërsa varrimi do të bëhet të shtunën.