Dueli gjysmëfinal i Kupës zhvendoset në Superligë, me dy ekipet Drita e Prishtina që përballen sot në kuadër të javës së 29-të.
Drita lidere që gaboj në dy ndeshjet e fundit përfshirë edhe humbjen në Kupë nga Prishtina, sot është vendës në Gjilan, duke synuar të kthejë fitoret dhe të ruaj diatancën me Ballkanin që poashtu luan sot.
Xhiro 29 filloi të martën me një ndeshje, për të vazhduar dje (e mërkurë) me dy tjera dhe sot zhvillohen dy takimet e fundit të kësaj xhiroje.
Ndeshja e parë është ajo në mes të Dritës dhe Prishtinës, me gjilanasit që i presin kryeqytetasit në stadiumin me bari artificial.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani është nikoqir i Gjilanit në përballjen që do të luhet në stadiumin e qytetit.
Të dy takimet janë paraparë të fillojnë nga ora 15:00.