Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëpunëtores tonë shumëvjeçar, punëtore e devotshëme, Infermiere Hasime Berjani e cila ka punuar në Ambulancë Specialistike.
Infermierëja Hasime Berjani do të mbahet në mend për përkushtimin e saj në ndihmë pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me pacientët dhe personelin e Spitalit në përgjithësi.
Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Berjani, miqëve dhe të afërmve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Infermiere Hasime Berjani.
U prehtë në paqe shpirti i saj!