Drita ka dalë fituese në ndeshjen kundër Prishtinës, të vlefshme për xhiron e 29-të të Superligës së Kosovës.
Heroi i ndeshjes ishte Veton Tusha, i cili shënoi dy gola në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Drita realizoi edhe një gol përmes Besnik Krasniqit, por ai u anulua nga VAR-i. Me këtë fitore, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani ngjitet në kuotën e 63 pikëve dhe forcon pozitën e parë, duke bërë një hap të madh drejt titullit kampion.