Anëtari i Partisë Socialdemokrate Bardh Ahmeti, ka bërë të ditur se kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është liruar pas arrestimit të sotëm të tij nga Njësia për Reagim të Shpejtë.
Sipas tij, arrestimi i Dardan Molliqajt ishte befasi, teksa shtoi se kjo ndodhi për arsye të një rasti që s’ka pranuar kurrë ftesë zyrtare.
“U arrestua në parkun e qytetit derisa po shkonte në një takim”
“Besoj që e patë lajmin që Dardani është liru dhe është liru pikërisht sepse është vërtetu që s’ka pranu kurrë ftesë për këtë rast”, tha ai.