Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një sistemi frontal, i cili do të manifestohet me rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku pasdite dhe në mbrëmje, priten rrebeshe të izoluara në zona të caktuara.
Pluhuri saharian do të fillojë gradualisht të largohet.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 20 deri në 50 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me vlerat minimale që do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21°C. /MeteoKosova/