Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës solli për herë të parë në vend ‘St Mark Passion’, BWV 247, të rekonstruuar nga Jörn Boysen – pikërisht nën dirigjimin e tij. Koncerti i mbajtur më 18 prill 2025, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, ishte një përjetim i rrallë.
Solistët dhuruan interpretime të jashtëzakonshme: tenori danez Mathias Monrad Møller e basi holandez Wessel van der Ham si dhe solistet nga Kosova sopranoja Elona Sadiku dhe altoja Diellza Sylejmani.
Orkestrës së Filharmonisë iu bashkëngjitën edhe instrumentistë nga Holanda dhe Hungaria, duke krijuar një tingull barok të pasur dhe të përpunuar.
Ky koncert shënoi një arritje të rëndësishme në jetën muzikore të vendit – një homazh madhështor për trashëgiminë e përjetshme të Bach-ut.