Në përvjetorin e rënies së heroit të kombit, Sali Çekaj, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një homazh të veçantë, duke kujtuar me nderim dhe krenari figurën e tij të shquar në luftën për liri.
Ajo e ka cilësuar Çekajn si një prej komandantëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u veçua për trimërinë, besnikërinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për atdheun.
Postimi i Presidentes:
Sot kujtojmë me nderim heroin e kombit, Sali Çekaj, i cili ra dëshmor në betejën e lavdishme të Koshares.
Sali Çekaj ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shquar për trimëri, besnikëri, bujari dhe dashuri të pakushtëzuar për atdheun.
Bashkë me Agim Ramadanin dhe bashkëluftëtarët tjerë, u shqua si strateg i vendosur dhe udhëheqës i guximshëm në frontin e luftës.
Në nder të tij, sot u mbajt një akademi përkujtimore nën patronatin e Presidentes Osmani, ku u vlerësua roli i pazëvendësueshëm i Sali Çekajt në historinë e Kosovës.
Me dëshmorët që ranë heroikisht dhe luftëtarët trima që shkruan historinë me gjak, do të jemi përjetësisht krenarë.
Lavdi përjetë veprës së Heroit Sali Çekaj! – përfundon postimi i Presidentes.