DRITA E PANDALSHME SHKON NË FINALE
Drita 3:2 Skënderbeu
Setet: 23:25, 20:25, 25:19, 25:18, 15:9
Drita ka arritur një përmbysje spektakolare dhe fitore të madhe ndaj Skënderbeut, duke e mbyllur serinë gjysmëfinale me dy fitore radhazi dhe duke siguruar finalen e Raiffeisen Superligës A për meshkuj.
Ndonëse ishte në disavantazh prej 0:2 në sete, skuadra nga Gjilani nuk u dorëzua.
Ndeshja e zhvilluar në Kamenicë, e pati Dritën si vendas, shkaku i punimeve në “Bashkim Selishta-Petriti”.
Me një lojë të organizuar dhe shpirt luftarak, Drita arriti të rikthehet në lojë, ta barazojë rezultatin dhe ta fitojë setin e pestë me epërsi të qartë.
Finalja e madhe do të sjellë një përballje interesante ndërmjet Dritës dhe fituesit nga gjysmëfinalja tjetër mes Ferizajt e Pejës.