Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Gjilani do të jetë nikoqir i Dukagjinit nga Klina.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiut kërkon me çdo kusht fitore ndaj ekipit të Ismet Munishit, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg zonës së barazhit.
Para sfidës, Nuhiu është shprehur optimist: “Skuadra është gati. Futbollistët janë të përgatitur dhe vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. Pres nga grupi që të tregojnë forcë, karakter dhe identitet.”
Ndeshja nis në ora 15:00 dhe luhet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.