Për të tretën herë ka dështuar seanca konstituive e Kuevndit.
Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, teksa tha se kjo parti ende e propozon Albulena Haxhiun për kryetare, mirëpo duke kërkuar marrëveshje.
“VV-ja pa dyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar. Por ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje janë proncuar se do ta kenë qëndrimin e nëjjtë, kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike. Pa krijimin e një mazhorance këtu për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet Kuvendi, e njëjta është edhe për nënkryetarët. Sikur ta kishim shumicën, do të bllokonim edhe nënkryetarët. A është e arsyeshme? Ne z.kryesues kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, tha ai.
Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën, dhe e caktoi seancën e radhës për të mërkurën në orën 10:00.