Për disa ditë radhazi qytetarët është dashur të presin deri në tri orë në pikat kufitare në dalje të Kosovës.
Situatë më e rënduar ishte tek pika kufitare në Merdarë, kurse tek Dheu i Bardhë pritja ishte më e shkurtër.
Por sot situate ndryshoi tek të dyja pikat e kufirit.
Në Merdarë pritja është vetëm 10 minuta, e tek Dheu i Bardhë po ashtu 5 deri në 10 minuta, ndërsa më shumë po presin në Jarinje, deri në 30 minuta.