Një person është ndaluar për 48 orë për shkak që dyshohet për “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, tha se ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” në një zyrë të gjendjes civile.
“Hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale në sistemin civil. Personi i dyshuar është intervistuar në praninë e avokatit dhe është ndaluar me vendim të prokurorit kompetent për 48 orë. Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në rast është liruar në procedurë të rregullt”.
Policia tha se veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore.
“Hetimet janë në vazhdim dhe institucionet përkatëse do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore të nevojshme”.