Një kafiteri në qytetin e Ferizajit ka njoftuar se do të rrisë çmimin e kafes duke filluar nga data 1 maj, si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Njoftimi është vendosur në çdo tavolinë të lokalit, ku shkruhet:
“Të nderuar klientë, ju njoftojmë se nga data 1 Maj, çmimi i kafes do të pësojë një ndryshim për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”
Ky vendim pasqyron vështirësitë me të cilat po përballen bizneset e vogla për të përballuar kostot në rritje të operimit.