Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë dyditore në Finlandë, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me liderët finlandezë. Në kuadër të vizitës, ajo ka takuar Kryetarin e Parlamentit, Jussi Halla-aho, dhe deputetë të tjerë finlandezë, me të cilët ka diskutuar për avancimin e partneritetit mes dy vendeve.
Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Finlandës për Kosovën, duke e vlerësuar rolin e këtij shteti në avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.
“Parlamenti i Finlandës dhe deputetët e tij kanë qenë gjithmonë ndër zërat më të fortë në mbështetje të Kosovës – në çdo hap të rrugëtimit tonë! Në Helsinki, në takim me Kryetarin e Parlamentit, Jussi Halla-aho, dhe me shumë deputetë të tjerë, shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e palëkundur dhe për rolin e tyre vendimtar në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.