Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe zëvendës-kryeprokurorja, Arlinda Nallbani Gacaferri, kanë pritur në takim Drejtorin e ATK-së për rajonin e Pejës, Shefqet Dervishaj.
Gjatë takimit, temë e diskutimeve ka qenë ngritja e bashkëpunimit ndërinstitucional Prokurori- ATK dhe harmonizimi i veprimeve për luftimin e dukurive negative, me theks të veçantë subjekteve që shmangën nga pagesat tatimore.
Kryeprokurorja Vuçetaj, gjatë takimit theksoi se do të ofrohet mbështetje e plotë institucionale për inspektoret e ATK-së në luftimin e veprave penale.
Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan për ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta me qëllimit të ndjekësve të shkeljes se ligjit.