Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it, së bashku me Njësinë Shumëkombëshe Speciale, kanë zhvilluar një stërvitje intensive në Kampin e Novosellës, duke simuluar situata të kontrollit të turmave dhe menaxhimit të trazirave.
Sipas njoftimit të misionit paqeruajtës, qëllimi i këtyre ushtrimeve ishte të sigurohet që forcat e KFOR-it të mbajnë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe të jenë të përgatitura për të reaguar në çdo situatë që mund të cënojë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.