Kërkimi për 8-vjeçarin Alp Krasniqi, i cili është shpallur i humbur nga familja e tij, po vazhdon me intensitet të shtuar. Familjarët e voglushit kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.
Qytetarët e Gjilanit kanë marrë iniciativë vetanake dhe janë mobilizuar në mënyrë të organizuar, duke e kërkuar Alp Krasniqin në çdo lagje, fshat e vendbanim të mundshëm. Aktiviteti dhe solidariteti i tyre po shihet kudo në qytet dhe rrethinë, me shpresën që vogëlushi të gjendet shëndoshë e mirë sa më parë.
Apelohet që kushdo që ka ndonjë informacion të kontaktojë menjëherë familjen ose autoritetet përkatëse.
Lusim këdo që e sheh Alp Krasniqin ose ka çfarëdo informacioni, të kontaktojë menjëherë në numrat: 048 197 803 ose 049 902 750! Çdo informacion është jetik!