Kosova lëshon urdhër arrest për krime lufte ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 serbëve: Vranë 106 civilë shqiptarë në Gjakovë, keqtrajtuan 300 tjerëShare Button Gazeta Blic Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka lëshuar urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë për krime lufte. Ata po dyshohen se vranë 106 civilë shqiptarë në Gjakovë dhe keqtrajtuan 300 të tjerë.Reporteri ka siguruar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake Lutfi Shala, në të cilën URDHËROHET shoqërimi me forcë MENJËHERË ndaj të pandehurve.
Trupat e civilëve shqiptarë që dyshohen se u vranë nga ky grup, sipas urdhër-arrestit, ishin gjetur në një varrezë masive në Batajnicë. Derisa vrasja dhe keqtrajtimi i tyre ka ndodhë në vendin e quajtur “Ura e Taliqit” në Gjakovë, gjatë periudhës kohore 7 maj deri më 10 maj 1999.Urdhër arresti është lëshuar më datë 15 prill 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të datës 27 mars 2025.