Radio Star mëson se tashmë Dr. Afrim Cana do të ushtrojë detyrën e drejtorit të Spitalit Regjional të Gjilanit.
Dr. Cana, i njohur për angazhimin dhe profesionalizmin e tij, ka qenë edhe drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor në regjionin e Gjilanit, ku ka kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Ai pritet të vazhdojë punën e tij në drejtimin e spitalit, duke ofruar ekspertizë dhe udhëheqje në periudhën që vjen./radiostargjilan/