Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 – përkatësisht në muajt janar, shkurt dhe mars – ka ngritur 580 aktakuza kundër 658 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Në këtë periudhë, sipas njoftimit zyrtar, aktakuzat janë ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe ai për të Mitur, për një varg shkeljesh të ndryshme që bien ndesh me Kodinin Penal të Republikës së Kosovës.
Bazuar në shifrat e publikuara, mesatarja mujore e aktakuzave është 193, ndërsa rreth 220 persona akuzohen çdo muaj për veprimtari të paligjshme.
Në komunikatën e saj, Prokuroria ka theksuar se mbetet e vendosur në luftën kundër kriminalitetit:
“Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Ky raportim vjen si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve të drejtësisë në përballjen me veprimtaritë kriminale në rajonin e Pejës.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Pejës për tre muaj ngrit 580 aktakuza kundër 658 personave
Pejë, 30 prill 2025- Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ngritur gjithsej 580 aktakuza, kundër 658 personave për vepra të ndryshme penale.
Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, kanë ngritur 580 aktakuza, ndaj 658 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune.
Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Republikës së Kosovës.