Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” njofton opinionin publik dhe të gjitha mediat se të premten, më 2 Maj 2025, në ora 11:00, do të dorëzojmë zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Sipas “Asnjë Cent Më Shumë”, padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Pallati i Drejtësisë.
Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve.
Grupi “Asnjë cent më shumë” është një iniciativë qytetare në Kosovë që u formua si reagim ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Ky grup organizoi disa protesta në Prishtinë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të ZRRE-së çka, sipas tyre, do të rëndonin ekonomikisht qytetarët.