Gjilan — Banorët e rrugës “Mark Gashi”, që ndodhet në zemër të qytetit të Gjilanit, po përballen prej kohësh me gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore. Rruga është e mbushur me gropa, plasaritje dhe arna të improvizuara me blloqe të thyer, që po e bëjnë të vështirë qarkullimin për qytetarët dhe automjetet.
Pamjet nga terreni tregojnë një rrugë të shkatërruar, me dëmtime të thella që rrezikojnë sigurinë e kalimtarëve dhe banorëve të lagjes. Sipas tyre, kjo rrugë është harruar nga institucionet, ndonëse ndodhet fare pranë qendrës së qytetit.
“Ne kërkojmë dorën e Komunës, siç e ka obligim për ne qytetarët e saj. Është turp që në vitin 2025 ende të ecim nëpër këso rrugë,” shprehen banorët e shqetësuar.
Ata kërkojnë që Komuna e Gjilanit të ndërhyjë urgjentisht për rehabilitimin e rrugës dhe të ofrojë kushte të dinjitetshme për jetesë./Radio Star/