Rezultate të rëndësishme janë shënuar sa i përket gjithëpërfshirës në fushën e arsimit në Komunën e Gjilanit, përkatësisht me ofrimin e shërbimeve logopedike.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se për herë të parë gjatë këtij mandati, ofruan shërbime logopedike në shkollat e komunës.
“Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve. 102 fëmijë të përfshirë, mbi 2 mijë e 500 seanca të realizuara dhe 89 raste të përfunduara me sukses. Të gjitha pa asnjë kosto për familjet”, tha Alban Hyseni.
Kreu i Gjilanit, falënderoi logopedët për punën e palodhshme dhe përkushtimin ndaj fëmijëve të Gjilanit.
Drejtori për Arsim, Shpend Nuhiu, ka vlerësuar lartë punën e logopedëve dhe kërkimin shkencor dhe janë dakorduar që gjetjet nga ky hulumtim t’i aplikojnë në praktikë.
Ai ofroi bashkëpunim në të ardhmen për projekte të karakterit të njëjtë.