Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi, përmes një postimi në Facebook, është lutur për shëndetin e lojtarit të Gjilanit, Oltion Bilalli.
Në raste të tilla, rivaliteti mes dy klubeve gjilanase bie në plan të dytë, duke treguar se humanizmi dhe solidariteti janë mbi gjithçka.
Të gjithë janë bashkuar në lutje që gjendja e Bilallit të përmirësohet dhe ai të rikthehet sa më shpejt në fushat e blerta.