Një fshat në kufirin me Serbinë vizitohet për çdo ditë nga hallexhinjtë. Në Brainë të Podujevës ndodhet një krua, uji i të cilit cilësohet si i bekuar dhe i kësmetit. Të rinjtë shkojnë atje për të pirë ujin që besojnë se do t’ju sjell fatin e jetës.
Fshati Brainë i Podujevës nuk ka më shumë se 100 banorë, por ai thuajse çdo ditë vizitohet nga persona të shumtë.
Kjo për disa arsye. Përveç që ka një natyre të bukur e interesante, ai ka edhe një karakteristikë të veçantë.
Në këtë fshat është një krua, për të cilin thuhet se ka “ujin e bekuar”, apo ujin e ‘kësmetit’.
Sipas banorëve të këtij fshatit, shumë të rinj vijnë për të pirë ujin e këtij kroi, kjo pasi që ata besojnë se ky ujë do t’i bashkojë me fatin e jetës.
Sipas tyre, ky ujë i bekuar, ka bashkuar shumë çifte.
Banorët thonë se interesimi për të pirë nga ky krua i cili gjendet rreth 1200 metra lartësi në vendin e njohur si “Çuka e Brainës” në kufi me Serbinë, është shumë i madh.
Sipas tyre, në mirësinë e këtij kroi është besuar edhe shumë vite më parë.
Ndryshe, mungesa e infrastrukturës ka bërë që ky fshat të braktiset çdo ditë e më shumë.