Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, duke i thënë se askush nuk po i ndalë tra zgjedhin kryeparlamentarin e qeverinë.
Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se VV paraditen po fyen LDK-në e pasdite po e lut me nderime.
“Qe 11 herë impononi kandidat të papranueshëm për Kryetar të Kuvendit, dhe interpretoni procese arbitrarisht.
Flisni në përsëritje të mërzitshme se si numrat për qeveri i keni, por jo për Kryetar Kuvendi.
Kosova është në krizë institucionale me Kuvend të bllokuar nga ju, çka e bën qeverinë tranzicionale zgjidhje pragmatike.
Zgjedhjet e reja, të mbajtura kaq shpejt pas atyre të 9 shkurtit 2025, vetëm do t’a thellonin polarizimin politik dhe rrisin apatinë e votuesve, me të drejtë” – ka shkruar ajo.