Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Ballkanit dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës, me rezultat të barabartë 1-1.
Përtej asaj që ndodhi në fushë, vëmendje të madhe mori edhe mungesa e gardës së nderit nga ana e Ballkanit, që zgjodhi të mos e nderojë kampionin e ri të Kosovës, ekipin nga Gjilani, Dritën. Ky veprim u interpretua nga shumëkush si mungesë respekti dhe sportiviteti.
Me këtë barazim, Drita shkon në kuotën e 70 pikëve, ndërsa Ballkani mbetet me 58.
Në xhiron e ardhshme, Drita do të luajë në shtëpi kundër Dukagjinit, ku do të kërkojë ta mbyllë sezonin me fitore para tifozëve të saj.