Në skenën politike të Gjilanit po fryjnë erëra të reja. Nënkryetari i LDK-së në këtë komunë, Arber Ismajli, përmes një statusi të fundit në rrjetet sociale, ka hedhur sinjale të qarta se ambiciet e tij shkojnë përtej detyrës aktuale. Me një mesazh që godet teatrin elektoral dhe një thirrje për udhëheqje me zemër, Ismajli ka lënë të kuptohet se kandidatura e tij për kryetar të Gjilanit është vetëm çështje kohe.
E me fjalët e Nënë Terezës për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, ai duket se po përgatit terrenin për një “tym të bardhë” politik që pritet të dalë së shpejti./Radio Star/
Ky është postimi: