Edhe pse kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses, Kuvendi ka njoftuar edhe zyrtarisht se sot do të vazhdojë seanca konstituive në orën 10:00.
Kësisoj, deputetët do ta bëjnë përpjekjen e pesëmbëdhjetë për konstituim.
Gjykatës Kushtetuese dje i ka shkuar një kërkesë e tillë, ajo për votimin e fshehtë për kryeparlamentar duke qenë në procedurë të votimit.
Neni 113 i Kushtetutës së Kosovës u jep të drejtë së paku dhjetë deputetëve që brenda 8 ditëve pas marrjes së një vendimi në Kuvend, qoftë ligj, akt tjetër juridik apo procedurë, ta dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Derisa, presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar dje se më 15 maj, i ka thirrur liderët politikë në një takim konsultativ për të dalë nga ngërçi në Kuvend.