Ftesë për Konferencën Ekonomike në Prishtinë,
16—17 maj 2025
Të nderuar miq/e dhe antarë të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare,
Ashtu si është bërë tashmë traditë, Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare organizon Konferencën Ekonomike të Majit në Prishtinë. Për dy ditë me radhë, qindra biznese nga diaspora dhe biznese vendore do të kenë mundësinë të realizojnë takime B2B, të marrin pjesë në panele diskutuese dhe të përfshihen në vizita në terren.
Kjo konferencë është shndërruar në një pikë kyçe takimi për aktorët ekonomikë shqiptarë, duke krijuar mundësi të jashtëzakonshme për investime strategjike dhe zgjerim të tregut. Suksesi i saj i vazhdueshëm dëshmohet nga numri në rritje i pjesëmarrësve dhe marrëveshjet e rëndësishme të bashkëpunimit të arritura ndër vite.
Programi i Konferencës:
E premte, 16 maj: Takime B2B, Panele diskutimesh: (Hapja në ora 10:00 – 15:00)
Një platformë unike për bizneset prodhuese shqiptare për të prezantuar produktet dhe shërbimet e tyre.
Mundësi për bizneset nga diaspora të njihen me ofertat dhe të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi.
Takime me përfaqësues të komunave për të diskutuar potencialin e investimeve.
Një mbrëmje festive, ku do të vlerësojmë arritjet e deritanishme dhe do të krijojmë ura të reja bashkëpunimi.
E shtune 17 maj – Vizita në terren (Nisja në ora 10:00)
Pjesëmarrësit do të vizitojnë disa nga prodhuesit vendor për të nxitur shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e lidhjeve mes bizneseve vendase dhe atyre të diasporës.
Për shkak të interesimit të madh dhe çështjeve organizative, ju lutemi të regjistroheni si pjesëmarrës në këtë ngjarje dyditore në Prishtinë, Kosovë.
Me respekt,
Omer Nura
Kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
Ngjarja organizohet nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare
Panairi i Bizneseve dhe Darka Solemne mbahen në Hotelin Emerald.
Nisja për Vizita në terren bëhet prej Hotelit Emerald.
Rregjistrim për Konferencën Ekonomike në Prishtinë, 16–17 Maj 2025p