Klubi i Dritës ka njoftuar zyrtarisht përmes një komunikate në Facebook se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me futbollistin Albert Dabiqaj.
Komunikata e plotë:
Mesfushori do të jetë aty.
Klubi jonë, FC DRITA ju njofton për zgjatjen e kontratës me Albert Dabiqaj.
Mesfushori është zyrtarizuar nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili bëri të ditur se bashkëpunimi do të zgjasë për tre vitet e ardhshme.
Mesfushori Dabi ishte pjesë e rëndësishme e suksesit të klubit të cilin sukses dëshiron ta vazhdojë edhe në kupat e Europës.
Paq fat Dabi🤍
Dabiqaj, i njohur për paraqitjet e tij stabile dhe angazhimin maksimal, do të jetë pjesë kyçe e skuadrës edhe në sezonet e ardhshme.