SC Gjilani ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar të shtunën ndaj FC Malishevës.
Në stadiumin me bari sintetik, “kuqebardhët” triumfuan me rezultat 3-1, në një test që u shërbeu të dyja skuadrave për përgatitjet e tyre.
Gjilani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të, kur Oltion Bilalli realizoi për 1-0.
Më pas, protagonist u bë Elton Isufi, i cili shënoi dy gola, në minutat 65’ dhe 73’, duke e çuar rezultatin në 3-0.
FC Malisheva arriti të shënojë një gol, por Gjilani e ruajti epërsinë deri në fund dhe regjistroi fitoren 3-1.
SC Gjilani 3-1 FC Malisheva
51’ Oltion Bilalli
65’ Elton Isufi
73’ Elton Isufi










