Sot është pensionuar njëri nga kuadrot më të mira në fushën e Infektivës Dr.Enver Sulejmani me mbi 25 vite eksperienc në shëndetësi – Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Dr.Enver Sulejmani, ishte i dashur, i respektuar për të gjithë pacient dhe stafin, ai sot është pensionuar duke e kryer me shumë ndërgjegje e krenari karrierën e tij prej profesionisti.
Dr.Enver Sulejmani ka shërbyer në Repartin e Infektivës, ku kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë shërbim e veqanarisht në pandemi COVID19, andaj për këtë ditë të veçantë të tij janë bërë shumë urime e komente për pensionimin e tijë.
Në emër të menaxhmentit shprehim mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeqar në Shëndetësi Dr.Enver Sulejmanit duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës së tijë.