Derbi i qytetit pa shkëlqim, Drita gati për trofeun
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 35-të të Superligës së Kosovës.
Derbi i qytetit nuk solli emocionet e pritura, me të dyja skuadrat që prodhuan pak raste dhe zhvilluan një ndeshje të zymtë.
Me vetëm një xhiro të mbetur deri në fund të kampionatit 2024/25, Gjilani do ta mbyll sezonin kundër Ferizajt, ndërsa Drita, tashmë e shpallur kampione, do ta zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase ndaj Feronikelit’74, ku edhe do të ngrejë trofeun e shumëpritur.