Në 26-vjetorin e rënies së heroit Abdullah Tahiri, ish-kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kujtuar veprën dhe sakrificën e tij duke e vlerësuar si një nga figurat më të mëdha të rezistencës çlirimtare.
Në shkrim e tij Haziri thekson se Tahiri zë vendin e merituar në rreshtin e kolosëve të kombit dhe se kujtimi për të është pjesë e përhershme e historisë sonë.
Statusi i plotë:
Në 26-vetorin e rënies heroike, nderojmë veprën e Abdullah Tahirit. Ai i përket grupit të njerëzve të mirë, të njerëzve të mëdhenj që me aktin e sakrificës personale, ka zënë vendin meritor në rreshtin e madh të kolosëve të kombit. Jam krenar që para pesë viteve arritëm që ta kthejmë në bronz në vendin meritor, për t’i bërë roje lirisë së Gjilanit e Kosovës.
26 vjet më parë ranë, gjithashtu, për të mos vdekur kurrë, dëshmorët Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani. Lavdi e përjetshme!