Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar me nga 10 mijë franga nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.
Por, këtë shumë parash pritet t’ia paguajnë tifozët shqiptarë, të cilët ndihen krenarë me festën që bënë këta futbollistë në ndeshjen ndaj Serbisë.
Në donacionin e hapur nga shqiptarët, deri më tani janë grumbulluar plotë 11 e 241 dollarë dhe është shumë afër shifrës 25 mijë dollarë.
Përveç Xhakës dhe Shaqirit, dënimin me këto të holla mund ta paguaj edhe Stephan Lichtsteiner.
Kujtojmë që në ndeshjen Zvicër – Serbi, e cila përfundoi 2 me 1, golat i shënuan kosovarët, Xhaka dhe Shaqiri.