Pas 42 vjetëve punë si infermiere në Spitalin Regjional të Gjilanit, është pensionuar Shake Rashiti.
Gjatë katër dekadave si infermiere – Rashiti ishte gjithmonë në shërbim të pacientëve.
Për gjithë këto vite, ajo ke qenë një dorë e sigurt për ata që kishin nevojë, një zemër e madhe që u është gjendur pranë të sëmurëve me dashuri, durim dhe profesionalizëm.
Angazhimi i saj ishte shumë i madh edhe gjatë periudhës kur vendi ishte ballafaquar me virusin COVID-19, teksa numri i pacientëve ishte shumëfishuar në Spital.
Ndërkaq para dhe gjatë luftës, iu kishte dalë në ndihmë në baza vullnetare shumë qytetarëve, duke iu ofruar shërbimemjekësore edhe në shtëpi.
Pavarësisht pensionimit, Rashiti do të mbetet gjithmonë në memorien e mijëra pacientëve të cilëve iu ka ndihmuar kur kanë pasur më së shumti nevojë.