Shkruan: Fadil Emini MA. SC i Juridikut-Financiar
Prej më shumë se tre muajsh, Kosova ndodhet në një bllokadë të plotë institucionale. Kuvendi nuk funksionon. Qeveria është pa mandat të qartë. Presidenti është jashtë loje. Nëse kjo do të ndodhte në ndonjë shtet tjetër evropian, do të quhej krizë kombëtare.
Në muajt e fundit, me mungesë të vendimmarrjes politike, ekonomia e vendit tonë ështe në gjendje të rënduar. Institucionet nuk po miratojnë ligje, projektet infrastrukturore janë pezulluar,
qindra milionë euro të parashikuara për investime kapitale, pothuajse asgjë nuk po lëviz.
Investitorët po ikin, papunësia po rritet
Bizneset – si të huajat, ashtu edhe vendoret – nuk funksionojnë me deklarata politike, por me siguri dhe stabilitet. Sot, Kosova nuk ofron asnjërën. Investitorët që planifikonin hapjen e zonave ekonomike në Ferizaj dhe Mitrovicë janë tërhequr. Më shumë se 30% e investimeve të huaja direkte janë anuluar ose shtyrë pa afat.
Shifrat janë alarmante, me mijëra vende pune janë në rrezik si pasojë e krizës.
Rrezikohen edhe fondet ndërkombëtare. Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare kanë dhënë sinjale të qarta: pa institucione funksionale, nuk ka para, projekte të shumta, si në energjetike, ndihmat për digjitalizim – të gjitha këto rrezikohen të humben. Nuk bëhet fjalë për shifra të vogla: mbi dhjetëra milionë euro janë në ajër, ndërsa politikanët po negociojnë kush do të ulet në karrige.
Sa më shumë që zgjatet kjo krizë aq më shumë do të paguajë qytetaret.
Nëse kjo krizë vazhdon, nuk do të jetë më vetëm çështje politike, pasojat ekonomike vetem se kanë filluar të shfaqen…