Opinion

Në Gjakovë lyp dashuri, në Veri lyp luftë!

Nga Kimete Berisha
Njësia Speciale shkoi në Veri për të arrestuar serbë, dhe përfundoi (e përgjakur) duke arrestuar shqiptarë.Për të arrestuar shqiptarë të Shipolit s’kanë nevojë të shkojnë në Veri. Ndërkohë që Njësia Speciale u sulmua nga serbët dhe se policët po e sakrifikonin jetën e tyre për djathin e Sjenicës,
Albin Kurti kërkonte nga gjakovarët dashuri për Mimoza Kusarin.

U tha: Kush më do mu’, nuk mundet mos
me dasht Mimoza Kusari Lilën! Por kjo nuk do të thotë se ‘kush e do Mimozën, është i obliguar ta dojë edhe Albinin’. Ndërkohë që Albin Kurti në Gjakovë kërkonte dashuri,
Mytaher Haskuka në Prizren lypte ‘hu’!Anipse Albin Kurti ia kishte huazuar Mytës
(siç e quan ai me emēr përkëdhelës)
karakterin e tij për fushatë
(në bilbord shihet fytyra e Albin Kurtit, dhe emri i Mytaher Haskukës),
kot ia mbulon fytyrën Mytaherit,
Mytaheri nuk u durua pa e zbuluar para kamerave paturpësinë dhe nivelin e tij të ulët! E quajti ‘rrugaçe’ një asambleiste nga Hasi, me emrin Sherife! Presidentja e Kosovës (që i thotë vetes Sherife), ka marrë vendim se kushdo që është kundër që Albin Kurti ta shfrytëzojë Njësinë Speciale për fushatë në Veri, është me krimin e organizuar.Rakiqi e quan Albinin – Natë e Kristaltë (Hitler), kurse Albini e quan Rakiqin – paqësor! Ndërsa Donika Gërvalla në OKB tregonte sesi gjermanët kanë kryer gjenocid ndaj serbëve! P.S. Krejt mbrapsht po ju shkon!

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close